2020-07-06 10:06:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Drejtori i Zyrës së Informacionit të Bashkisë së Pekinit Xu Hejian thotë se njerëzit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë, edhe pse pandemia e COVID-19 është nën kontroll në Pekin.
Ai e bëri këtë deklaratë ndërsa numri i përditshëm i rasteve të reja të konfirmuara në qytet ka qenë njëshifror për shtatë ditë me radhë.
Pekini ka raportuar mbi 330 raste të konfirmuara që nga 11 qershori, kur u shfaq rasti i parë i infeksioneve të reja.
Rritja e kohëve të fundit e rasteve të COVID-19 e ka burimin në tregun e shumicës "Xinfadi" në distriktin Fengtai.
47 për qind e rasteve të konfirmuara janë punonjës të këtij tregu. (Vera)