2020-07-05 12:23:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Tongjiang-u, që ndodhet në pjesën verilindore të provincës Heilongjiang, në brigjet e një lumi që ndan Kinën nga Rusia, është një qytet-port i rëndësishëm në Kinë. Vitet e fundit, pushteti vendor ka zhvilluar mbjelljen dhe përpunimin e trëndafilit për t'i ndihmuar banorët të dalin nga varfëria dhe të hyjnë në "shoqërinë e begatë".
Teng Shiliang nga fshati Weiming i Tongjiang-ut thotë:
"Sivjet situata e trëndafilit është e mirë. Lulet e mëdha përpunohen dhe bëhen salcë trëndafili, ndërsa lulet që nuk kanë çelur plotësisht bëhen vaj esencial trëndafili. Me lulet e vogla bëhet çaj trëndafili. Mund t'i shfrytëzojmë të gjitha."
Ai theksoi gjithashtu se të ardhurat ditore të një përpunuesi trëndafili që punon këtu janë mbi 100 juanë. Fshatarët fitojnë dhe nuhasin njëkohësisht aromën e mirë të trëndafilit.
Teng Shiliang punon në kompaninë "Lynong" që administron një tokë mbi 10 milionë metra katrorë. Përveç trëndafilit, kjo kompani merret edhe me mbjelljen e përpunimin e sojës dhe misrit. Në këtë kompani ka mbi 500 veta që mund të investojnë me tokën e tyre, me paratë e tyre etj. në këtë kompani, duke marrë çdo vit divident.
Teng Shiliang ka investuar me tokë dhe mund të marrë një divident 30 mijë juanë në vit. Përveç kësaj, ai punon katër muaj në vit dhe të ardhurat e tij janë mbi 20 mijë juanë. Drejtuesi i kompanisë "Lynong", Liu Jinjiang, thotë se ata kanë formuar sistemin e lidhjes me 104 familje të varfra. Kompania i jep 2 500 juanë çdo familjeje të varfër, për të bërë që ato të dalin nga varfëria.
Tani po pritet që të hapet zyrtarisht ura hekurudhore ndërlumore Kinë-Rusi. Liu tha se në Lindjen e Largët të Rusisë mungojnë qepët, patatet, domatet, trangujt etj. Pas hapjes së urës, kompania e tij do të zhvillojë biznesin e ekportit të perimeve. (Çang Çuo)