Hipokrizia e politikanëve amerikanë mbi Xinjiang-n synon të provokojë marrëdhëniet mes kombësive kineze

2020-07-04 11:43:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijiang tha të premten në Pekin se akuzat e politikanëve amerikanë, si sekretari i Shtetit Mike Pompeo, lidhur me politikat e Kinës për Xinjiang-un, janë pa bazë dhe përbëjnë një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Pala kineze shpreh pakënaqësinë e madhe dhe kundërshtimin për këto akuza.

Sipas raporteve, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo bëri një deklaratë më 1 korrik, ku thuhet se departamentet amerikane të thesarit, tregtisë dhe sigurisë kombëtare lëshuan një paralajmërim që kompanitë duhet t'u kushtojnë vëmendje rreziqeve të zinxhirit të furnizimit të lidhura me subjektet që shkelin të drejtat e njeriut, duke përfshirë "punën e detyruar" në Xinjiang dhe zonat e tjera në Kinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi këtë, zëdhënësi Zhao tha në një konferencë shtypi se problemi i së ashtuquajturës "punë e detyruar" është fabrikuar plotësisht nga disa institucione e individë në ShBA dhe në pjesën tjetër të Perëndimit, gjë që shkel seriozisht faktet. Si pjesa dërrmuese e punëtorëve kinezë, punëtorët e pakicave kombëtare nga Xinjiang-u mbrohen me ligj dhe kanë lirinë të zgjedhin profesionin e tyre. Se ku shkojnë dhe çfarë bëjnë ata, bazohet në dëshirat e tyre. Liria personale e tyre nuk është e kufizuar dhe zakonet, besimi fetar dhe gjuha e tyre mbrohen sipas ligjit. Ndërmarrjet përkatëse gjithashtu kanë siguruar kushte të mira pune e jetese për punonjësit e pakicave kombëtare, në mënyrë që ata të punojnë me qetësi e të jetojnë në paqe. Qeveria e Rajonit Autonom të Xinjiang-ut merr në mënyrë aktive masa në përputhje me aspiratat e pjesëtarëve të tërë kombësive, duke siguruar të drejtat e tyre të punësimit.

"Mund të përmendim disa shifra: Qysh nga viti 2018, Xinjiang-u ka transferuar më shumë se 151 mijë krahë të tepërt pune nga familjet e varfëra në Xinjiang-un Jugor, shumë prej të cilëve kanë arritur të ardhura vjetore prej 45 mijë juanësh dhe të gjithë kanë dalë nga varfëria. Atëherë, pse quhet kjo punë e detyruar? Nga njëra anë, disa amerikanë kanë deklaruar se ata kujdesen për pakicat kombëtare në Xinjiang, dhe nga ana tjetër, kanë ndërmarrë masa të ndryshme për të shtypur ndërmarrjet e Xinjiang-ut, duke ekspozuar plotësisht hipokrizinë e tyre, për të kufizuar zhvillimin e Xinjiang-un dhe për të provokuar marrëdhëniet mes kombësive kineze," tha zëdhënësi Zhao Lijiang. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore