Kinë: "Llogaria e përbashkët" i ndihmon të varfrit në Fuyuan të hyjnë në "shoqërinë e begatë"

2020-07-04 11:21:56 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti Fuyuan i provincës Heilongjiang gjendet në skajin më lindor të Kinës. Me epërsinë gjeografike të afërsisë me Rusinë, para disa viteve këtu u ndërtua zona e tregtisë e banorëve kufitarë, duke u krijuar edhe "Llogaria e përbashkët" për të ndihmuar masat e varfra. Kur konsumatori blen në këtë zonë, një pjesë e parave hyn në "Llogarinë e përbashkët", gjë që do t'i ndihmojë të varfrit të dalin nga vështirësia dhe të hyjnë në "shoqërinë e begatë".

Zona e tregtisë e banorëve kufitarë të qytetit Fuyuan u hap në korrikun e vitit 2015. Zj.Wang Ting është pjesë e grupit të parë të biznesmenëve në këtë zonë. Gjatë pesë vjetëve, jeta e saj ka ndryshuar shumë.

"Në fillim, llojet e mallrave ishin të pakta dhe në vitin e parë dhe vitin e dytë, nuk kisha fitime. Gjatë këtyre viteve, larmia e mallrave është rritur dhe tani kam fitime. Vitin e kaluar, ato arritën 500 mijë juanë. Mendoj se kam hyrë në 'shoqërinë e begatë'", thotë ajo.

Në Fuyuan, varfëria është shkaktuar nga sëmundjet ose mungesa e krahut të kualifikuar të punës. Për të përballuar këtë situatë, Bashkia e Fuyuan-it mblodhi burime të ndryshme për të krijuar "Llogarinë e përbashkët". Nëpërmjet mënyrës që "i forti duhet të ndihmojë të dobtin", një pjesë e fitimeve nga tregtia kufitare, turizmi fshatar etj. ka hyrë në "Llogarinë e përbashkët", duke rishpërndarë përfitimet dhe duke bërë që familjet e varfra të gëzojnë rezultatet e zhvillimit. Zona e tregtisë e banorëve kufitarë e qytetit Fuyuan ka dhënë 3 milionë juanë në këtë llogari

E moshuar Qu Jing është me aftësi të kufizuar. Në vitin 2016, bashkëshorti i saj vdiq nga një sëmundje dhe ajo kishte borxh disa mijëra juanë të marra për mjekimin e tij. Por po atë vit u krijua "Llogaria e përbashkët". Qu mori 1 mijë juanë nga kjo llogari. Megjithëse 1 mijë juanë nuk është shifër e madhe, e ndihmoi në atë kohë. Qu është e aftë në përgatitjen e ushqimit tradicional fenpi. Me ndihmën e grupit të punës, Qu filloi këtë biznes dhe jeta e saj ndryshoi për mirë. Ajo tha: "Jeta është e bukur dhe nuk mungon asgjë, domethënë kam hyrë në 'shoqërinë e begatë'."(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore