"TikTok", aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në 6-mujorin e parë të sivjetshëm

2020-07-03 10:32:27 CRI Komenti juaj Printoni

Aplikacioni kinez për ndarjen e videove "TikTok" ka arritur në vendin e parë si aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ky aplikacion dhe varianti i tij kinez "Douyin" janë instaluar mbi 620 milionë herë në gjashtëmujorin e parë, të ndjekur nga "WhatsApp" dhe "Zoom".

Aplikacioni ka siguruar mbi 420 milionë dollarë të ardhura gjatë kësaj periudhe, duke u renditur në vendin e tretë për të ardhurat ndër aplikacionet jo të lojërave.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore