Kina: Miratimi i rezolutës mbi COVID-19 është triumf i shumëpalësisë

2020-07-03 17:28:22 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 korrik, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën mbi epideminë COVID-19, ku kërkohet që palët e përfshira në konflikt të ndalojnë menjëherë veprimet armiqësore, të arrijnë armëpushim 90-ditor dhe të garantojnë lejimin e furnizimeve humanitare.

Për këtë, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun u shpreh që miratimi i kësaj rezolute është triumf i shumëpalësisë.

Zhang Jun tha për mediet se me propozimin e Kinës, në rezolutë është përfshirë parimi "populli në qendër". Kina shpreson që palët do të shtojnë bashkëpunimin për shpëtimin e sa më shumë jetëve.

Zhang theksoi gjithashtu se bashkimi dhe bashkëpunimi janë armët më të fuqishme kundër epidemisë dhe asnjë vend nuk mund të bëhet një superfuqi në një gjendje të izoluar. Kina në mënyrë të vendosur e kundërshton politizimin dhe përbaltjen e gjendjes epidemike. Mosmbajtja dhe zhvendosja e përgjegjësive nuk do të shpëtojë jetën e njeriut dhe nuk do të sigurojë fitoren ndaj epidemisë. Vendet e botës duhet të shtojnë besimin, të kenë më shumë respekt ndaj shkencës, të ruajnë barazinë dhe të punojnë për bashkëfitimin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore