Ligji për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong do të mbrojë të drejtat e njerëzve

2020-07-03 17:17:38 CRI Komenti juaj Printoni

Organet dhe praktikuesit e mirënjohur juridikë në rajonin e Hong-Kongut thanë të enjten se ligji i sapomiratuar për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut vlen vetëm për një numër shumë të vogël të kriminelëve që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe ligji mund të mbrojë të drejtat dhe liritë e ligjshme të shumicës dërrmuese të banorëve honkongasë.

Zv.drejtorja e Komitetit të Ligjit Themeltar të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut pranë Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Maria Tam Wai-chu, tha se sipas Ligjit të Republikës Popullore të Kinës për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut që hyri në fuqi të martën, Komiteti për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare i krijuar nga rajoni mban përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Zyra për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare të Qeverisë Qendrore Popullore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut ushtron juridiksion mbi një numër shumë të vogël të krimeve kundër sigurisë kombëtare. Të gjitha këto dispozita tregojnë se qeveria qendrore i beson aftësisë së Rajonit të Posaçëm për të përmbushur përgjegjësitë përkatëse kushtetuese, shtoi Tam.

Priscilla Leung Mei-fun, kryetare e Panelit të Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ për Administrimin e Drejtësisë dhe Shërbimeve Juridike, tha se ligji i ri ka marrë parasysh si nevojën për të mbrojtur sigurinë kombëtare ashtu edhe gjendjen e veçantë në Hong-Kongut. Në veçanti, është bërë rregullim i mjaftueshëm në lidhje me sistemin ligjor dhe është marrë plotësisht në konsideratë gjendja e tanishme e Hong-Kongut.

Leung u bëri thirrje të gjithë sektorëve që të punojnë së bashku në nxitjen dhe përvetësimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë banorët hongkonasë ta dinë që Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut është pjesë e territorit të Republikës Popullore të Kinës, në mënyrë që të parandalojë çdo veprimtari që dëmton interesat e vendit, ndjenjat e njerëzve, dinjitetin dhe sigurinë kombëtare.

Presidentja e Shoqërisë Ligjore të Hong-Kongut Melissa Kaye Pang tha se ligji tregon besimin e qeverisë qendrore në dhe respektimin e sistemit juridik të Hong-Kongut. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore