2020-07-02 11:42:51 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam tha se rajoni do të bëjë çmos për të zbatuar ligjin e sapomiratuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Ajo u shpreh se miratimi i ligjit nga autoritetet e pjesës kontinentale është në kohën e duhur dhe i nevojshëm.
Lam theksoi se ky ligj pasqyron angazhimin e autoriteteve qendrore për politikën "Një vend, dy sisteme", si dhe besimin e lartë te Hong-Kongu.
Ajo shtoi se Hong-Kongu do të sigurojë që të përmbushen objektivat legjislative të ligjit dhe të garantohen lulëzimi dhe stabiliteti i këtij rajoni. (Fang Xiaoyu)