Kina dënon projektligjin e ShBA-së për autonomi në Hong-Kong

2020-07-02 20:31:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Kongresi Amerikan miratoi projektligjin për autonomi në Hong-Kong. Për këtë, Komisioni i Çështjeve të Jashtme pranë AKP-së kineze publikoi një deklaratë, përmes së cilës shprehu dënim të ashpër dhe kundërshtim të vendosur nga Kina.

Në deklaratë thuhet se veprimet e ShBA-së kanë shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar dhe rregullat bazë përkatëse. Kjo është një ndërhyrje e rëndë në çështjet e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës.

"Pala kineze i bën thirrje Kongresit Amerikan dhe disa politikanëve të ndalin menjëherë ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës, përfshi edhe çështjet e Hong-Kongut. Nëse ShBA-ja vazhdon veprime të tilla, Kina me siguri do të marrë të gjitha kundërmasat," theksohet në këtë deklaratë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore