2020-06-30 21:11:16 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Fabrikat dhe sektorët e shërbimeve të Kinës vijuan zgjerimin në muajin qershor krahas zbatimit të një sërë politikave mbështetëse.
Treguesi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) për sektorin e prodhimit të Kinës u rrit deri në 50.9 në qershor nga 50.6 që ishte në maj, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave.
Një PMI, mbi 50 do të thotë zgjerim, kurse nën 50 do të thotë tkurrje.
Kryeanalisti i Bankës Minsheng, Wen Bin ia atribuoi rritjen vënies në kontroll të epidemisë në mbarë vendin, përmirësimit të kërkesë-ofertës si dhe politikave të përshtatjes kundërciklike ekonomike.
Siç mësohet, megjithëse PMI-ja për ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme ishte përkatësisht 52.1 dhe 50.2, për kompanitë e vogla u ul me 1.9 pikëpërqindje deri në 48.9, gjë që tregon se biznesi i vogël po përballet me vështirësi.(Zhang Yan/Albana)