2020-06-30 10:20:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pacienti i parë i shëruar me COVID-19 që kishte lidhje me tregun "Xinfadi" të Pekinit, ka dalë nga spitali.
Pacienti vajti në qendrën e tregtimit të mishit të viçit dhe deles "Xinfadi" më 3 qershor dhe qëndroi atje për rreth 20 minuta.
Ai shkoi në një spital nëntë ditë më vonë, pasi pati simptoma si ethe dhe lodhje, dhe doli pozitiv në testin e acidit nukleik.
Pacienti thotë se ka të ngjarë që ta ketë marrë virusin sepse e hoqi maskën në treg.
Ai u mjekua në spitalin "Ditan" të Pekinit që nga 13 qershori.(Zhan Dian/Artan Goga)