2020-06-30 10:15:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet qendrore kineze do të vendosin kufizime vizash për individët nga ShBA-ja që kanë vepruar në mënyrë dashakeqëse për çështjet që lidhen me Hong-Kongun.
Vendimi pason njoftimin nga Uashingtoni të kufizimeve të vizave për disa zyrtarë kinezë, që mendohet se është bërë në hakmarrje ndaj legjislacionit të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian thotë se legjislacioni është çështje e brendshme e Kinës:
"ShBA-ja nuk do të ketë kurrë sukses në përpjekjet e saj për të përdorur sanksionet që të ndalojë Kinën të ecë përpara me ligjin e sigurisë kombëtare për Hong-Kongun. Si përgjigje, Kina do të vendosë kufizime vizash për personelin amerikan me sjellje të këqija në çështjet e lidhura me Hong-Kongun. "
Zëdhënësi gjithashtu rikonfirmoi vendosmërinë e Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, interesat e sigurisë e të zhvillimit, si dhe parimin "Një vend, dy sisteme".
Ai shtoi se ShBA-ja do të përballet me masa kundërvepruese nëse vazhdon të përzihet në punët e brendshme të Kinës.