2020-06-29 11:45:16 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Pilotë dhe anëtarë ekuipazhi nga Administrata Federale e Aviacionit e ShBA-së dhe kompania "Boeing" do të zhvillojnë një provë treditore për certifikatën e fluturimit të aeroplanit të tipit "737 MAX".
Prova do të bëhet në aeroportin "Boeing Field" afër qytetit Siatëll, në kushtet kur gjiganti amerikan i prodhimit të aeroplanëve ndodhet para një krize të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, që ka pakësuar udhëtimet ajrore dhe kërkesat për blerje avionësh.
Fluturimet e "737 MAX" u pezulluan vitin e kaluar, pas rrëzimeve në Etiopi dhe Indonezi që sollën mbi 300 viktima.
Pezullimi ka shkaktuar ngritjen e padive dhe hetime nga Kongresi amerikan, duke pakësuar një ndër burimet kryesore të të ardhurave të "Boeing"-ut.(Zhang Yan)