2020-06-29 11:04:56 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Të dhënat zyrtare tregojnë se udhëtimet individuale hekurudhore arritën në 27 milionë gjatë kulmit të udhëtimit të Festës së Varkës së Dragoit.
Nga 24 deri më 27 qershor, numri mesatar i udhëtimeve ditore individuale me hekurudhë arriti në 6.7 milionë.
Më shumë se 7.5 milionë udhëtime individuale u bënë në trena të enjten, një numër rekord ditor pas kulmit të Festës së Pranverës të këtij viti.
Gjatë Festës së Varkës së Dragoit, u bënë 2.7 milionë udhëtime me kompanitë ajrore vendore.
Numri i udhëtimeve rrugore ishte 57 milionë.(Zhan Dian/Artan Goga)