2020-06-29 10:36:03 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Në Pekin është identifikuar një vatër infeksioni me rrezik të lartë midis personave të lidhur me një ndërtesë të tregtimit të mishit të viçit dhe deles.
Të gjitha rastet e reja të konfirmuara të COVID-19 të raportuara në Fengtai të premten dhe të shtunën janë punonjës që punojnë në katin e nëndheshëm të ndërtesës së tregut me shumicë "Xinfadi", ku u zbuluan për herë të parë rastet e fundit të infeksionit në qytet.
Kreu në detyrë i distriktit Fengtai Chu Junwei thotë se periudha e karantinës së atyre që kanë lidhje me ndërtesën do të zgjatet.
Deri më tani mbi 100 punonjës që punojnë në ndërtesë janë konfirmuar si të infektuar me koronavirusin e ri.