CMG-ja: Pompeo u bë "intrigant" në bashkëpunim ndërkombëtar kundër epidemisë

2020-06-29 21:11:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nisi deklaratat e pabaza, duke sulmuar se ndihmat nga Kina për vendet afrikane janë premtime boshe dhe përbalti arritjet e Samitit të posaçëm Kinë-Afrikë kundër epidemisë.

Në një kohë të ndjeshme si kjo, kur numri i pacientëve COVID-19 mbetet i lartë në ShBA dhe në botë, Pompeo nuk fokusohet tek punët antiepidemike, por gjen kohë të krijojë mosmarrëveshje dhe të fabrikojë thashetheme, duke u bërë "një intrigant" në bashkëpunim global antiepidemik.

Kush është miku i vërtetë i Afrikës? Në fakt, populli afrikan e di mirë që taktikat e Pompeos në këtë drejtim nuk bëjnë fare efekt në Afrikë. Siç ka theksuar dhe presidenti Xi Jinping, "Kina është gjithnjë një mike dhe partnere e Afrikës". Marrëdhëniet Kinë-Afrikë mund të vërtetohen nga historia dhe koha.

Pas shpërthimit të epidemisë, Kina dhe Afrika kanë mbështetur njëra-tjetrën. Kina i trajton emigrantët afrikanë si një familje dhe ndër mbi 3 mijë studentët afrikanë në Hubei dhe Wuhan, vetëm një u infektua dhe u shërua shpejt. Të tjerët janë në gjendje të sigurt.

Krahas kësaj, ndihmat nga Kina për Afrikë janë të prekshme.

Në samitin e posaçëm Kinë-Afrikë kundër epidemisë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi ndërtimin e një komuniteti të përbashkët shëndetësie Kinë-Afrikë dhe të komunitetit të fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë, duke paraqitur shumë propozime bashkëpunimi, si favorizimi me prioritet për vendet afrikane pas nisjes së përdorimit të vaksinave të reja dhe heqja e borxheve të vendeve përkatëse afrikane që duhet të shlyhen deri në fund të 2020-s.

Këto masa konkrete janë përpjekjet e Kinës që mbështesin punët antiepidemike dhe mëkëmbjen ekonomike të Afrikës, duke treguar konceptin e vërtetë dhe sinqeritetin e Kinës. Këto vepra janë vlerësuar shumë nga miqtë afrikanë.

Kryetari i partisë në pushtet në Kenia, Raphael Tuju vlerësoi, duke thënë që Kina ka qëndruar bashkë me popullin afrikan në një kohe të vështirë.

Siç tha dhe sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, virusi nuk ka kufij, aftësia dhe suksesi i njerëzimit ndaj epidemisë në fund varen nga sistemi më i dobët shëndetësor në botë. Nga kjo anë, ndihma për Afrikën është ndihmëdhënie për të gjithë njerëzim.

Kryetari i Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat e ka thënë hapur se disa fuqi po tentojnë të prishin miqësinë Afrikë-Kinë duke shfrytëzuar çështje të ndryshme dhe "ne në asnjë mënyrë nuk do të besojmë deklarata dhe fakte të fabrikuara".

Mrekulli
Lajmet Kryesore