Gazeta "Rusia": Marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë mbijetuar sfidave epidemike

2020-06-29 20:38:49 CRI Komenti juaj Printoni

Më 29 qershor, në gazetën "Rusia" u publikua artikulli me temë "Marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë mbijetuar sfidave epidemike".

Artikulli i bën një analizë të thellë një sondazhi mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi 2020, ku vihet në dukje që këto marrëdhënie i kanë tejkaluar sfidat serioze të epidemisë COVID-19, duke treguar një nivel të lartë të bashkërendimit strategjik në reagimet ndaj sulmeve përbaltëse të ShBA-së ndaj Kinës.

Kina dhe Rusia kanë pasur bashkëpunim të gjithanshëm dhe shumënivelësh dhe për ruajtjen e rendit botëror. Kjo me siguri do të injektojë gjallëri të re për futjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të lartë.

Sipas sondazhit publik, qytetarët kinezë dhe rusë kanë mendime më të arsyeshme dhe më objektive për marrëdhëniet dypalëshe. Në krahasim me brezat e moshës së mesme dhe të lartë, brezi i ri në Rusi preferon të afrohet më shumë me qytetarët kinezë. Kjo tregon që të rinjtë në Rusi kanë më shumë dëshirë që të zbulojë anën pozitive të zhvillimit të Kinës dhe kanë mjaft kuriozitet për Kinën.

Në procesin e shtimit të kuptimit të ndërsjellë, mediat kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Në të ardhmen, duhet të formohet një sistem për shtimin e njohjeve mes popujve dhe të ngrihet pandërprerë niveli i besimit të ndërsjellë në fushat, si shoqëri dhe kulturë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore