Irani, thirrje për përdorimin e maskave për të luftuar koronavirusin

2020-06-29 18:02:44 CRI Komenti juaj Printoni

Irani ka shtuar përpjekjet për të motivuar popullatën të përdorë maskat mbrojtëse mes një rritjeje të mprehtë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Irani regjistroi një numër prej 100 viktimash në ditë në dhjetë ditët e fundit për herë të parë në dy muaj.

Presidenti Hassan Rouhani tha se mbajtja e maskave në tubimet publike do të bëhet e detyrueshme nga 5 deri në 22 korrik dhe kjo periudhë mund të zgjatet.

"Njerëzit duhet të vëzhgojnë protokollet shëndetësore për të luftuar koronavirusin dhe se ne nuk kemi zgjidhje të dytë, asnjë kurë apo vaksinë nuk është gjetur ende kundër koronavirusit, kështu që ne duhet të respektojmë protokollet shëndetësore."

Irani ishte një nga vendet e para që u godit nga COVID-19 dhe për shkak se kufizimet u hoqën gradualisht në mes të prillit, rastet me COVID-19 janë rritur përsëri.

Ministria iraniane e Shëndetësisë ka nisur fushatën "Unë mbaj maskë", për të nxitur qytetarët iranianë ta marrin seriozisht sëmundjen dhe të përdorin maska.

Dje u regjistruan mbi 2400 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në afro 223 mijë. Vendi gjithashtu regjistroi 144 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar totalin në mbi 10500. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore