2020-06-26 10:57:08 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Sektorët e financave, prodhimit dhe bujqësisë në Kinë do të hapen më shumë për investitorët globalë, pasi Kina e ka shkurtuar më tej "listën negative" të saj.
Krahas kësaj, do të hiqen edhe kufizimet mbi pronësinë e huaj në firmat e ndërmjetësimit të transaksioneve dhe kompanitë e kontratave me zbatim të ardhshëm e të sigurimit të jetës.
Po ashtu, do të anulohen rregullat e ndalimit të investimeve të huaja në kontrollin e trafikut ajror.
Në sektorin e prodhimit, do të hiqen kufizimet ndaj investimeve të huaja për prodhimin e automjeteve komerciale.