2020-06-26 10:37:23 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se është e rëndësishme që të sigurohet se rezultatet e votimit mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese do të jenë "të vërteta dhe të ligjshme".
Në një videokonferencë me përfaqësuesit e Dhomës Qytetare, e cila përgjigjet për mbikëqyrjen e këtij votimi, Putini u shpreh:
"Nuk ka vend për detyrim ose ngritje të numrit, le më pastaj për ndonjë dështim gjatë numërimit të votave, që askush të mos vërë në dyshim qëndrimin e qytetarëve rusë."
Votimi për ndryshimet kushtetuese ishte planifikuar për më 22 prill, por u shty për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Një prej ndryshimeve do ta lejojë Putinin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.