Ministri i Shëndetësisë i Republikës Demokratike të Kongos njofton përfundimin e Ebolës në verilindje të vendit

2020-06-25 20:47:38 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet shëndetësore të Republikës Demokratike të Kongos deklaruan të enjten përfundimin e epidemisë së shkaktuar nga virusi i Ebolës në verilindje të vendit.

Sipas ministrit të Shëndetësisë të këtij vendi, Eteni Longondo, kjo ka qenë epidemia më serioze dhe më e gjatë në historinë e vendit.

Që nga shpërthimi i epidemisë së herës së dhjetë të shkaktuar nga Ebola në gushtin e vitit 2018, në Republikën Demokratike të Kongo-s janë raportuar 3470 raste të infektuar, 2287 e të cilëve humbën jetën. Korrikun e kaluar, OBSh-ja e shpalli epideminë në verilindje të këtij vendi si një emergjencë globale shëndetësore.

Por këtë muaj, Republika Demokratike e Kongos bëri të ditur se vendi u prek nga goditja e 11-të e virusit Ebola në veriperëndim. Sipas OBSh-së, janë raportuar 24 të infektuar, duke përfshirë 13 viktima deri më 23 qershor.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore