OBSh-ja: Javën e ardhshme rastet e koronavirusit do të arrijnë në 10 milionë

2020-06-25 13:40:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Shëndetësore Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pret që numri i rasteve të koronavirusit të ri në mbarë botën të arrijë në 10 milionë javën e ardhshme.

Ndërkohë, zyrtari i OBSh-së Mike Ryan u shpreh se programi i testimit për koronavirusin në Britani do të ndihmojë për të njohur përhapjen e virusit aty.

Ai paralajmëroi se pandemia në shumë vende të Amerikës ende nuk ka arritur kulmin, dhe është "ende intensive", sidomos në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Deri tani numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në mbarë botën është 9.3 milionë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore