2020-06-25 12:41:20 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Edicioni i 3-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit e Kinës (CIIE) ka filluar regjistrimin e vizitorëve profesionalë.
Regjistrimi është hapur për blerësit e pjesëmarrësit në industri, si edhe për ekspertët nga ndërmarrjet, organizatat shoqërore, institucionet publike dhe qeveritë.
Edicioni i sivjetshëm i ekspozitës do të zhvillohet më 5-10 nëntor dhe mbi 90% e zonave ekspozuese janë porositur tashmë.
CIIE është ekspozita e parë e posaçme e importit në botë. (Jiang Lei)