BE-ja: Tarifat e mundshme nga ShBA-ja mund të jenë shumë dëmtuese

2020-06-25 12:21:56 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian thotë se tarifat ndëshkuese të cilat ShBA-ja kërcënon se do të vendosë mbi importet evropiane, do të jenë "shumë dëmtuese".

ShBA-ja ka bërë të ditur që po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave me vlerë mbi 3.1 miliardë dollarë amerikanë për produktet europiane, si pjesë e mosmarrëveshjes që përfshin kompaninë europiane të prodhimit të aeroplanëve "Airbus" dhe atë amerikane "Boeing".

ShBA-ja dhe BE-ja kanë debatuar për vite me radhë për subvencionet ndaj "Airbus"-it, dhe vjet OBT-ja e autorizoi ShBA-në që të vendosë deri në 7.5 miliardë dollarë amerikanë tarifa mbi mallrat europiane.

Mrekulli
Lajmet Kryesore