Rusia zhvillon paradën e Ditës së Fitores

2020-06-25 12:05:44 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia organizoi të mërkurën në Moskë një paradë ushtarake për të përkujtuar 75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë paradë merrnin pjesë mbi 14 000 ushtarë, duke përfshirë 105 nga Kina.

Presidenti Vladimir Putin u bëri thirrje njerëzve të kujtojnë se kombi ishte forca më e rëndësishme në luftë.

Parada e Ditës së Fitores, e planifikuar fillimisht për më 9 maj, u shty për shkak të pandemisë së COVID-19. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore