Prononcimi Kinës për konfliktin kufitar me Indinë

2020-06-24 21:28:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në një konferencë të rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës të mbajtur më 24 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian dha një shpjegim të hollësishëm mbi çështjen kufitare Kinë-Indi.

Zhao Lijian tha se e drejta dhe e gabuara e incidentit janë shumë të qarta.

Më 6 maj, forcat kufitare indiane kaluan vijën në zonën e luginës Galwan dhe hynë në territorin kinez, duke ngritur barriera për të penguar patrullimin normal të forcave kufitare kineze dhe duke bërë përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme situatën e tanishme të kontrollit kufitar. Forcat kufitare kineze u detyruan të merrnin masat e nevojshme për të forcuar reagimin dhe kontrollin e zonës kufitare.

Së dyti, pala indiane shkeli konsensusin e arritur. Për të zbutur situatën serioze në kufi, Kina dhe India kanë mbajtur komunikim të ngushtë përmes kanaleve ushtarake dhe diplomatike. Me kërkesën e vendosur të palës kineze, pala indiane pranoi të tërheqë trupat dhe të çmontojë instalimet përgjatë Vijës Reale të Kontrollit. Më 6 qershor, forcat e mbrojtjes kufitare të të dy vendeve mbajtën një takim në nivel komandantësh dhe arritën unanimitet për zbutjen e situatës serioze në kufi. Pala indiane premtoi se nuk do të patrullojë dhe nuk do të ndërtojë objekte në grykëderdhjen e lumit Galwan.

Së treti, në mbrëmjen e 15 qershorit, forcat indiane e shkelën unanimitetin e arritur dhe kaluan Vijën Reale të Kontrollit, duke sulmuar ushtarët kineze që shkuan në vendin e incidentit për të diskutuar. Kjo shkaktoi një konflikt fizik masiv, duke sjellë një numër të vdekurish e të plagosurish. Veprimet e rrezikshme të forcave indiane kanë dëmtuar stabilitetin e zonës kufitare dhe kanë kërcënuar sigurinë e jetës së trupave kineze, duke shkelur marrëveshjen e arritur nga dy vendet mbi problemin kufitar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina ka shprehur pakënaqësinë e vet serioze dhe protestën e fortë ndaj Indisë për këtë gjë.

Zhao Lijian tha se sipas konsensusit të arritur nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve në thirrjen e 17 qershorit, të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë me sinqeritet për të trajtuar gjendjen e rëndë të shkaktuar nga konflikti në luginën Galwan, të respektojnë bashkërisht konsensusin e arritur në bisedimet e nivelin ushtarak midis dy palëve dhe të qetësojnë sa më parë gjendjen në terren duke u bazuar në marrëveshjen e arritur midis dy vendeve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në kufi.

Po më 24 qershor pasdite, Wu Qian, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës tha në konferencë për shtyp se përgjegjësia për konfliktet kufitare Kinë-Indi është tërësisht e palës indiane.Ai shprehu njëkohësisht edhe shpresën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në zonat kufitare.(Vera/ Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore