Pompeo po shkatërron reputacionin e ShBA-së

2020-06-24 20:46:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, në faqen e internetit të "New York Times" shkruhet në një artikull se: "Pompeo dëmtoi reputacionin e vendosur nga Departamenti i Shtetit përgjatë shekujve shërbimesh dhe sakrificash." Në koment thuhet gjithashtu: "Vula e Departamentit të Shtetit po përdhoset".

Shikoni si u shndërrua Pompeo në një "profan". Kohët e fundit, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që autorizoi Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet të merrte drejtimin e hetimit të racizmit sistemik në agjencitë e zbatimit të ligjit në vende të ndryshme. Megjithëse rezoluta fshiu formulimin e çështjeve të racës dhe dhunës policore dhe i la Shtetet e Bashkuara me shkallën më të madhe të afeksionit, Pompeo prapëseprapë e kritikoi rezolutën për "hipokrizi", madje argumentoi se ShBA-ja është e rrethuar nga afro-amerikanët.

Diskutimi mbi vdekjen e George Floyd ishte "një simbol i fuqisë dhe pjekurisë demokratike amerikane" dhe vuri në dyshim Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ky këshill duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje "çështjeve sistematike raciale" në vende të tilla si Kina.

Në fakt, çështja e diskriminimit racor ka dëmtuar thellësisht shoqërinë amerikane, pavarësisht orvatjeve të Pompeo-s për të fshehur faktet mizore.

Për ironi, Pompeo shpif ndaj Kinës dhe nga ana tjetër fsheh qëllimisht trazirat e brendshme shoqërore dhe krizën politike në ShBA. Shumë burime mediatike kanë shprehur në mënyrë sarkastike se në botën e ngushtë të Pompeo-s, shpifja ndaj Kinës duket se është përparësia e tij kryesore.

Në të ashtuquajturin "Samiti i Demokracisë në Kopenhagen" i mbajtur kohët e fundit, Pompeo ripërsëriti se BE-ja "hoqi perden e artë të marrëdhënieve ekonomike" dhe iu përgjigj "sfidave të Kinës" në përpjekje për të provokuar marrëdhëniet Kinë-BE. Në përgjigje të saj, qytetarët amerikanë kritikuan, "Diplomatët e vjetër amerikanë po portretizojnë Kinën si armikun e çdo vendi në çdo rajon të botës. Kjo nuk është ajo që duhet të bëjë qeveria. Departamenti Amerikan i Shtetit po kryen një propagandë ksenofobike."

Për qëllimet e tij politike spekulative, Pompeo ka konsumuar vazhdimisht besueshmërinë ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Nëse kjo gjë vijon, atëherë në histori do të mbetet vetëm naiviteti i "sekretarit më të dobët ndonjëherë të Shtetit".

Mrekulli
Lajmet Kryesore