2020-06-24 20:42:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka bërë publike listat e reja dhe të shkurtuara negative për investimet e huaja, si pjesë e përpjekjeve për të hapur më tej ekonominë dhe për të përmirësuar mjedisin e saj të biznesit.
Numri i sektorëve që janë jashtë kufijve për investitorët e huaj do të shkurtohet në 33 në versionin e listës negative të vitit 2020 nga 40 që ishin vitin e kaluar.
Njoftimi u bë nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Ministria e Tregtisë.
Kina gjithashtu publikoi listën negative të vitit 2020 për investime të huaja në zonat pilot të tregtisë së lirë, duke ulur numrin e industrive të ndaluara në 30 nga 37.
Dy listat e reja negative do të hyjnë në fuqi më 23 korrik.(Vera/Albana)