Mediat e huaja: Metoda e Pekinit "Parandalim i epidemisë në pikat kryesore" do të bëhet prirja e re

2020-06-24 15:06:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 qershor Pekini raportoi një rast lokal të konfirmuar të koronavirusit të ri, të cilit palët e ndryshme i kushtuan vëmendje. Gazeta "New York Times" raportoi më 19 qershor masat e Pekinit kundër epidemisë dhe tha se, pas rishfaqjes së rasteve me koronavirus, Pekini po lëviz me shpejtësi për të ndaluar një shpërthim të ri.

Gazeta "New York Times" tha se, kur pati raste lokale në Pekin, bashkia mbylli një treg të madh të prodhimeve bujqësore, "Xinfadi", dhe bëri menaxhimin e mbyllur të mbi 40 ndërtesave të banimit rreth këtij tregu.

Nga 11 deri më 22 qershor, 249 raste u raportuan. Por këtë herë, bashkia nuk mbylli mbarë qytetin, por vetëm bëri parandalimin në pikat kryesore. Në këtë valë të epidemisë, njerëzit duket se nuk janë aq të shqetësuar sa më parë. Shumë dyqane, supermakete e restorante vazhdojnë të jenë hapur. Rrugët janë plot me makina, si zakonisht.

Gazeta "New York Times" tha se këto mbështeten në përvojat e mbledhura në epideminë e muajve të fundit. Nëse këtë herë Pekini arrin sukses, metoda e tij do të bëhet prirja e re e luftës kundër epidemisë në Kinë. Shumë specialistët e besojnë këtë.

"Nuk mund të presësh që njerëzit të vuajnë shumë gjatë", thotë Huang Yanzhong-u, një ekspert i shëndetit global në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të ShBA-së. "Pas një periudhe të gjatë kohore, njerëzit do të përballen me papunësi dhe madje stres emocional, i cili mund të ketë një ndikim të madh në stabilitetin shoqëror dhe politik".

Gazeta "New York Times" vë në dukje se Bashkia e Pekinit është ende duke punuar shumë për të kontrolluar epideminë. Zyrtarët bashkiakë thanë që qëndrimi dhe qasja e tyre e kujdesshme ndaj epidemisë po japin rezultate, dhe numri i rasteve të reja të diagnostikuara në ditë ka rënë. Zyrtarët e Pekinit janë gjithnjë e më të bindur se e kanë ndaluar shpërthimin para se të dilte jashtë kontrollit.

Wu Zunyou, kryeeksperti për epidemiologjinë pranë Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës, tha se Pekini e ka kontrolluar në thelb epideminë, por bashkia është ende duke hetuar në mënyrë aktive tregjet e mbyllura të mishit dhe peshkut, për të gjurmuar përhapjen e virusit, dhe i kërkon publikut të mbetet vigjilent.

Bashkia e Pekinit ka përcaktuar që testimi i acidit nukleik duhet ta vërë theksin në tre pika kryesore: grupet kryesore të njerëzve, rajonet kryesore dhe fushat kryesore. Duhet të testohen ata që kanë lidhje me tregun "Xinfadi" ose banojnë në lagjet përreth dhe duhet të kryhen me radhë testime të acidit nukleik në shkallë të gjerë për punonjësit e hotelerisë, supermarketeve dhe tregjeve, si edhe për banorët në 36 lagje e blloqe banimi me rrezik të lartë e të mesëm. Qeveria ka ngritur qendra të testimit të acidit nukleik në spitale, hyrjet e parqeve, stadiume dhe qendra lagjesh, duke testuar 1.1 milionë njerëz në më pak se një javë. "New York Times" komentoi se testimi dhe ndjekja aktive e kontakteve të ngushta është çelësi i strategjisë së suksesshme të qeverisë kineze për të kontrolluar epideminë.

"South China Morning Post" raportoi se, teksa disa vende aziatike rifilluan funksionimin e ekonomive të tyre, ato u përballën me krizën e rikthimit të epidemisë, dhe metodat e parandalimit të Pekinit duket sikur u kanë dhënë atyre frymëzim. Këtë herë Kina e regjistroi rastin e parë në kohë dhe ndërmori një veprim të shpejtë, duke përfshirë mbylljen e tregut të produkteve bujqësore e blegtorale dhe menaxhimin në mënyrë të mbyllur të blloqeve të banimit përreth. Përvojat e fituara në muajt e kaluar kanë ofruar eksperiencë për ta trajtuar shpërthimin e kësaj here. Edhe pse mbesin sfida, për shkak se e gjithë popullata mbetet vigjilente dhe sistemi shëndetësor është i mirëpërgatitur, shpërthimi në Pekin nuk do të shndërrohet në një epidemi të pakontrollueshme në shkallë të gjerë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore