Britani, masa të reja lehtësimi nga 4 korriku

2020-06-24 11:24:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi konferencën e fundit të përditshme të shtypit për koronavirusin, ndërsa rregullat e distancimit social në Britani janë lehtësuar.

Boris njoftoi masa të reja që do të lejojnë një sërë biznesesh të rihapen më 4 korrik.

Megjithatë, kërkohet marrja e masave të tjera të sigurisë, si veshja e maskës në hapësira të mbyllura.

Hotelet, vendet e adhurimit, floktoret dhe baret janë ndër vendet që mund të rihapen nga 4 korriku, duke plotësuar kushtet e sigurisë lidhur me COVID.

Mrekulli
Lajmet Kryesore