Tregu kinez i makinave mëkëmbet pas zbutjes së epidemisë

2020-06-24 11:21:49 CRI Komenti juaj Printoni

Tregu i makinave në Kinë po rimëkëmbet nga rënia në tremujorin e parë të vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shitjet e makinave të udhëtarëve në Kinë arritën në 1.7 milion muajin e kaluar, duke u rritur 9 për qind në krahasim me prillin dhe 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja e parë që nga viti 2017.

Shitjet e makinave luksoze u rritën më shumë se 20 për qind. Tregu i këtyre makinave po e rimerr veten, pasi gatishmëria e konsumatorit dhe politikat e subvencioneve qeveritare kanë ndihmuar që shitjet të arrijnë shifra rekord. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore