Kompanitë amerikane vazhdojnë të qëndrojnë në Kinë

2020-06-24 11:15:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, "Deutsche Welle" publikoi në uebsajtin e vet artikullin me titull "Ndërmarrjet amerikane: Kanë ardhur për të qëndruar". Autori i këtij artikulli Frank Sieren, ekspert i çështjeve kineze, i përgjigjet pyetjes: Me mosmarrëveshjet tregtare, epideminë dhe kërcënimet e presidentit amerikan mbi "shkëputjen e marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Kinës", a do të largohen nga Kina kompanitë amerikane?

Frank Sieren-i mendon se të gjitha këto nuk do t'i pengojnë ndërmarrjet amerikanë të mbështeten në rritjen e tregut kinez.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë bëri një sondazh pas kulmit të epidemisë në Kinë, sipas të cilit 83 % e kompanive amerikane që morën pjesë, nuk dëshirojnë të tërhiqen nga tregu i Kinës, dhe vetëm 9 % thonë se kanë filluar procesin e tërheqjes.

Pse kështu?

Ndërmarrjet amerikane i kanë arsyet dhe kushtet të tërhiqen. Larry Kudlow, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, premtoi përballimin e kostos së zhvendosjes së kompanive amerikane në ShBA. Nga ana tjetër, vende të tilla si India dhe Indonezia kanë përdorur gjithashtu kushte preferenciale për të tërhequr ndërmarrje amerikane.

Por javët e fundit shumë kompani të rëndësishme amerikane, përfshirë "Tesla"-n, i kanë rritur investimet e tyre në tregun kinez.

Përveç sektorit të automobilave, gjigandët amerikanë në fusha të tjera gjithashtu i janë përmbajtur "strategjisë së Kinës". Për shembull, gjiganti i naftës "Exxon Mobil" dhe gjigandët e tregtisë me pakicë "Costco" dhe "Walmart" njoftuan zgjerimin e tregut në Kinë gjatë epidemisë.

Një strategji e tillë lidhet drejtpërdrejt me mjedisin e tanishëm të tregut dhe situatën ekonomike. Sipas kryeekonomistit të "Deutsche Bank" Michael Spencer, rimëkëmbja ekonomike e Kinës "do të jetë shumë mbresëlënëse."

Konsumi i brendshëm i Kinës është riaktivizuar me promovimin e rifillimit të gjithanshëm të prodhimit e punës dhe me masat e qeverisë për forcimin e konsumit. Revista amerikane "Fortune" raportoi se "Konsumatorët kinezë janë rikthyer dhe po ndodh një mëkëmbje mjaft e madhe e konsumit."

Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu ruan forcën tërheqëse të saj për kompanitë amerikane me mënyra të ndryshme. Raportohet se kompania "Tesla" ka marrë më shumë se 500 milionë dollarë kredi nga Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC), dhe kompania "Ford" gjithashtu po rifillon prodhimin, duke marrë mbështetje për mirëmbajtjen e zinxhirit të furnizimit.

Faktet kanë vërtetuar se mjetet politike nuk janë të gjithëfuqishme. Ekonomia ka ligjet e veta të funksionimit dhe tiparin e kërkimit të fitimit. Edhe nëse përballen me shumë pengesa në fushën politike, kompanitë amerikane përsëri "votojnë" me vendosmëri për të qëndruar në Kinë.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore