2020-06-24 11:05:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është shprehur se vëllimi i tregtisë globale të mallrave do të tkurret me afro 18.5 % në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
OBT-ja parashikon se tregtia botërore do të ketë një ulje prej 13 deri 32 për qind në vitin 2020, kryesisht si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Për vitin 2021, OBT-ja vlerëson se faktorët e pafavorshëm, si vala e dytë e infektimit, rritja ekonomike më e dobët se parashikimi dhe kufizimi i tregtisë mund të bëjnë që zgjerimi i tregtisë të jetë më e vogël sesa parashikohej. (Wang Lei/Artan Goga)