Zv.kryeministrja e Kinës bën thirrje për kontroll më të saktë të COVID-19 në Pekin

2020-06-24 11:00:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministrja kineze Sun Chunlan ka bërë thirrje për një parandalim dhe kontroll më të shënjestruar të COVID-19, për të penguar përhapjen e pandemisë në Pekin.

Gjatë një turneu inspektimi në qytet, znj. Sun u shpreh se kontrolli i pandemisë nuk është diçka që duhet marrë lehtë, pasi ende ka vatra të përhapjes së virusit në familje dhe njësi pune.

Ajo shtoi se sfera e testeve të acidit nukleik duhet të zgjerohet dhe efikasiteti duhet të rritet.

Numri dy i qeverisë kineze kërkoi gjithashtu gjurmimin e virusit në ushqimin e transportuar përmes zinxhirit frigoriferik.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore