Sistemi i navigimit "Beidou" do t'u ofrojë përdoruesve globalë shërbime të sakta

2020-06-24 10:57:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët thonë se Sistemi i Navigimit Satelitor "Beidou" i Kinës pritet t'u sigurojë përdoruesve globalë shërbime të sakta lidhur me pozicionimin dhe kohën.

Liu Bing nga Korporata e Transportit të Kontejnerëve Hekurudhorë e Kinës shpjegon sesi përfitojnë trenat e mallrave Kinë-Evropë nga shërbimet e pozicionimit të sistemit:

"Bazuar në Sistemin e Navigimit Satelitor 'Beidou', ne krijuam në mënyrë të pavarur një marrës për pozicionimin e kontejnerëve hekurudhorë. Falë rrjetit me denduri të lartë të satelitëve 'Beidou', mund të marrim shërbime të pozicionimit me një saktësi brenda 10 metrash për trenat e mallrave Kinë-Evropë që lidhin Kinën me 67 qytete në 19 vende të huaja ".

Kina filloi të ofrojë shërbime të pozicionimit rajonal brenda Azi-Paqësorit me përfundimin e sistemit BDS-2 në vitin 2012.

Shumë vende dhe rajone, veçanërisht ato përgjatë "Një brez, një rrugë", mbulohen nga shërbimet e navigimit ose pozicionimit të bazuar te "Beidou" në sektorë të tillë si transporti ndërkufitar, menaxhimi i peshkimit dhe bujqësia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore