Banorët e Pekinit anulojnë planet e udhëtimit gjatë Festës së Barkës së Dragoit

2020-06-24 10:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten në Kinë nisin tre ditët e pushimeve me rastin e Festës tradicionale të Barkës së Dragoit.

Sidoqoftë, shumë prej banorëve të Pekinit u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit, pasi qyteti ende përballet me sfidën e COVID-19.

Një prej tyre shprehet:

"Kisha planifikuar të bëja një udhëtim me makinën time, bashkë me bashkëshorten, në Sichuan gjatë pushimeve, por gjendja në Pekin ende nuk është shumë e mirë. Duhet të heqim dorë nga kjo ide dhe mbase nuk do të udhëtojmë jashtë Pekinit gjatë gjithë këtij viti"

Për banorët që i anuluan planet e tyre të udhëtimit për Vitin e Ri, edhe Festa e Barkës së Dragoit do të jetë një zhgënjim. Një zonjë shprehet:

"Kisha bërë një plan të hollësishëm për turizëm jashtë vendit gjatë Festës së Pranverës dhe kisha rezervuar hotelet e biletat e aeroplanit, por i anulova të gjitha. Mendoja se Festa e Barkës së Dragoit do të ishte një kohë më e mirë për të udhëtuar, por situata në Pekin papritmas u rëndua."

Autoritetet e turizmit të Pekinit thonë se kapacitetet turistike të qytetit do të kufizohen në 30 për qind.

Hotelet dhe pikat turistike nuk do të pranojnë vizitorë nga zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë.

Edhe pse pikat natyrore do të hapen për vizitorët, banorët vendorë mendojnë se është më e sigurt po të qëndrojnë në shtëpi. Një tjetër pekinase shprehet:

"Thjesht do të qëndroj në shtëpi dhe do të shikoj shfaqje televizive ose filma në internet, dhe do të shkoj në supermarketin pranë për të blerë ushqim. Nuk mendoj se do të shkoj në pika turistike ose në restorante".

Autoritetet bashkiake gjithashtu kanë njoftuar se mbi 70 veprimtari të mëdha kulturore do të zhvillohen në internet gjatë festës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore