Suksesi i Beidou-s pasqyron fuqinë e pashtershme të novacionit teknologjik të Kinës

2020-06-23 21:13:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nisi paraditen e së martës satelitin e fundit të Sistemit të Navigimit Satelitor "Beidou" (BDS), duke shënon përfundimin e vendosjes së sistemit global të navigimit.

Sistemi Beidou është një sistem satelitor navigimi i ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina për sigurinë kombëtare dhe nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kina ka formuar një zinxhir të plotë industrial për Beidou-n, nga prodhimi e deri te shërbimet, të gjitha me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale.

Sistemi Beidou vazhdon të forcojë pajtueshmërinë, ndarjen dhe ndërveprimin me sistemet e tjera të navigimit satelitor për t'i ardhur në ndihmë përdoruesve globalë. Deri tani, Beidou ka krijuar një mekanizëm bashkëpunimi dypalësh me tre sisteme të tjera të navigimit në botë për të nxitur ndërlidhjen dhe shërbimet.

David Turner, drejtor i Zyrës së Hapësirës dhe Teknologjisë së Përparuar në ShBA, komentoi se sistemi Beidou ka përforcuar aftësitë e navigimit satelitor në botë dhe ka ofruar shërbime me cilësi më të lartë për përdoruesit botërorë.

Sistemi Beidou është infrastruktura e parë e madhe hapësinore e Kinës që ofron shërbime publike për botën. Përfundimi i vendosjes së suksesshme të sistemit global të navigimit do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror, lehtësimin e katastrofave dhe transformimin ekonomik në vende të ndryshme.

Përfundimi i vendosjes së suksesshme të sistemit global të navigimit Beidou ka tërhequr shumë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.

Zyra e OKB-së për Çështjet e Hapësirës Kozmike dërgoi një video për të vlerësuar suksesin e sistemin Beidou dhe pohoi kontributin e jashtëzakonshëm të këtij sistemi në nxitjen e zhvillimit global ekonomik dhe shoqëror. Gazeta britanike "Daily Mail" e quajti sistemin Beidou "një veprim të jashtëzakonshëm".

Sergey Filippenkov, ekspert rus i kërkimit në hapësirë dhe kryeredaktori i revistës "Aviacion Panorama", komentoi se Lindja e Largët, Lindja e Mesme, Afrika Lindore dhe madje e gjithë Afrika do të kenë nevojë për shërbimet e ofruara nga sistemi kinez i navigimit satelitor Beidou.

Në komentin e CMG-së thuhet se sistemi Beidou është metoda e zgjidhjes së re epokale e ofruar nga Kina. Ky sistem është gjithashtu një kartëvizitë e Kinës, e cila dëshiron të ndajë rezultatet shkencore dhe teknologjike me botën, duke treguar vendosmërinë e Kinës për ofrimin e produkteve të zhvillimit me cilësi të lartë dhe për injektimin e energjisë për zhvillimin në botë.

Sipas planit, deri në vitin 2035, me Beidou-n si thelb, Kina do të ndërtojë një sistem të gjithanshëm të shërbimeve të navigimit dhe të përcaktimit të kohës, të cilat do të kontribuuojnë në zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë globale. Kjo thjesht tregon se kërkesa e përbashkët të njerëzimit për një të ardhme më të mirë është pikërisht energjia për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë së Kinës. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore