Kina dhe India zhvillojnë bisedime ushtarake

2020-06-23 21:05:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se komandantët ushtarakë kinezë dhe indianë mbajtën një takim të dytë më 22 qershor, i pari pas incidentit në luginës Galwan më 15 qershor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian tha se takimi tregon që Kina dhe India janë të gatshme të zgjidhin mosmarrëveshjet, të trajtojnë gjendjen dhe të ulin tensionet përmes dialogut dhe konsultimeve.

Zëdhënësi shtoi se dy palët gjithashtu kanë rënë dakord për të vijuar komunikimin dhe do të punojnë së bashku për të nxitur paqen në zonat kufitare. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore