Kina kundër shtypjes që ShBA-ja po i bën mediave

2020-06-23 20:57:47 CRI Komenti juaj Printoni

Në përgjigje të klasifikimit të katër mediave kineze në ShBA si "misione të huaja", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha më 23 qershor se Kina e nxit fuqimisht ShBA-në të braktisë mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike, dhe të ndalë menjëherë e të korrigjojë këtë veprim të gabuar.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit njoftoi një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara listuan katër media kineze, duke përfshirë CCTV, Agjencinë Zhongxin, "People's Daily" dhe "Global Times", si "misione të huaja" në ShBA.

Në përgjigje të kësaj, Zhao Lijian theksoi: "Ky është një një tjetër shembull i shtypjes së hapur të mediave kineze nga ShBA-ja. Kjo do të ndërhyjë më seriozisht në aktivitetet e raportimit normal të mediave kineze në Shtetet e Bashkuara dhe do të ekspozojë më tej hipokrizinë e të ashtuquajturës liri e shtypit dhe e fjalës e reklamuar nga ShBA-ja." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore