Xi kërkon përpjekje të vazhdueshme për të luftuar drogën

2020-06-23 17:02:44 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi vijimin e përpjekjeve në luftën kundër drogës për përparim të ri në këtë çështje.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, bëri udhëzimet e rëndësishme në një konferencë të mbajtur të martën për të vlerësuar punën e organizatës dhe të individëve të shquar në punën antidrogë të vendit.

Ngjarja e vlerësimit u mbajt në Pekin përmes videos në prag të Ditës Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogës, që bie çdo vit në 26 qershor. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore