Trenat Kinë-Evropë fillojnë të transportojnë pako ndërkombëtare nga Wuhan-i

2020-06-23 14:44:20 CRI Komenti juaj Printoni

Trenat Kinë-Evropë kanë filluar të përdoren për të transportuar pako ndërkombëtare midis Evropës dhe Wuhan-it.

Një tren me mallra si pajisje shtëpiake dhe pjesë makinash u nis nga Wuhan-i gjatë fundjavës.

Pas 13 ditësh ai do të arrijë në Poloni, pastaj ngarkesa do të dërgohet në Britani, Francë dhe Gjermani.

Pas shpërthimit të koronavirusit, të gjitha fluturimet ndërkombëtare në provincën Hubei, që ka si kryeqendër Wuhan-in, u pezulluan, duke sjellë ndërprerjen e transportit ndërkombëtar të mallrave.

Autoritetet planifikojnë të fillojnë qarkullimin e rregullt të trenave të mallrave Kinë-Evropë për të lehtësuar bizneset elektronike ndërkufitare në Hubei.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore