2020-06-23 11:29:04 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kina nisi të martën, në 09:43 të mëngjesit sipas orës vendore, satelitin e fundit të Sistemit të Navigimit Satelitor"Beidou" (BDS). Lëshimi, që u bë nga Qendra e Nisjes së Satelitëve Xichang në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, shënon përfundimin e vendosjes së sistemit global të navigimit të Kinës.
Sateliti i 55-të "Beidou" u dërgua me sukses në orbitën e paracaktuar nga një raketë mbartëse "Marshimi i madh-3B", tha Qendra Lëshimit, sipas së cilës misioni i nisjes ishte një sukses i plotë.
Nisja e së martës ishte e 336-ta nga një raketë mbartëse " Marshimi i madh ".(Zhan Dian/Artan Goga)