Xi synon marrëdhënie më të qëndrueshme e më të pjekura Kinë-BE pas pandemisë

2020-06-23 10:50:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje Kinës dhe Bashkimit Evropian të nxitin arritjen e marrëdhënieve dypalëshe më të qëndrueshme dhe më të pjekura në periudhën pas pandemisë.

Të dyja palët e zhvilluan takimin e fundit midis liderëve të tyre të hënën nëpërmjet videkonferencës.

Xi Jinping-u sugjeroi që të dyja palët të ruajnë hapjen e tregut ndaj njëra-tjetrës, të shpejtojnë bisedimet për marrëveshjen e investimeve dypalëshe dhe të forcojnë bashkëpunimin e palëve të treta në Afrikë.

Ai bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e multilateralizmit dhe për forcimin e qeverisjes globale, sidomos në fushën e shëndetit publik.

Krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me Kinën në studimin e prodhimin e vaksinave, duke thënë se BE-ja është e gatshme të zgjerojë tregtinë dypalëshe dhe të arrijë një marrëveshje investimesh me Kinën. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore