Franca e Gjermania kërkojnë marrëveshje të shpejtë të BE-së për rimëkëmbjen nga epidemia

2020-06-23 10:32:12 CRI Komenti juaj Printoni

Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë midis liderëve të Bashkimit Evropian për detajet e përmasave dhe pagimit të fondit të ndihmës për mëkëmbjen e vendeve anëtare nga pandemia e koronavirusit.

Të dy vendet thonë se Fondi Evropian i Rimëkëmbjes duhet t'i livrojë fondet e propozuara prej të paktën 500 milionë eurosh nga viti 2020 deri në vitin 2022, dhe jo 2024 siç kërkohet nga disa shtete anëtare.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire thotë se vendet e BE-së kanë nevojë të madhe për ndihmë gjatë kësaj periudhe:

"Është koha të vendosim tani. Kemi nevojë tani për para e për të mbështetur ekonomitë e të gjitha vendeve evropiane. Prandaj është koha për të vendosur. Ne kemi gjithçka për të siguruar mbështetje për ekonomitë tona dhe sa më të shpejt, aq më mirë."

Le Maire dhe homologu i tij gjerman Olaf Scholz thonë se janë të sigurt se një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes mund të arrihet në një samit të BE-së muajin e ardhshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore