2020-06-22 20:57:58 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Autoritetet në Pekin njoftuan se kanë nisur një fushatë kërkimi dhe testimi në zonat e ndërtimit në kryeqytet, pasi rezultuan tre raste me COVID-19.
Zyrtarët vendorë thanë se kanë kontrolluar 435 projekte në qytet dhe u kanë bërë tamponin mbi 1600 vetëve që kanë vizituar ose kontaktuar me njerëz nga tregu ushqimor Xinfadi.
Të dielën, Pekini regjistroi nëntë raste të konfirmuara me COVID-19, dy raste të dyshimta dhe pesë asimptomatike.
Nga 11 deri në 21 qershor, Pekini raportoi 236 raste të konfirmuara me koronavirus. (Albana)