2020-06-22 20:07:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Industria e dërgesave postare e Kinës ka regjistruar një rritje të shpejtë të vëllimit të biznesit pasi konsumatorët janë zhvendosur pothuajse plotësisht drejt blerjeve në internet për shkak të koronavirusit.
Sipas Postës Shtetërore të Kinës, vëllimi i biznesit të dërgesave tejkaloi 7.3 miliardë njësi në muajin maj, ose një rritje rreth 40 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tang Jin është një drejtues i lartë i kompanisë "Shentong Express". Ai tha se rritja e shitjeve të produkteve bujqësore dhe transmetimet "live" për promovimin e shitjeve kanë kontribuar në rritje.
"Falë transmetimit të drejtpërdrejt, disa nga produktet tona bujqësore, përfshirë prodhimet e freskëta, kanë bërë të mundur lidhjen e drejtpërdrejt te konsumatori, duke rezultuar në një rritje të konsiderueshme të kërkesës së konsumatorit."
Sipas të dhënave të publikuara nga "iiMedia Research", shkalla e tregtisë elektronike të Kinës do të dyfishohet këtë vit, duke tejkaluar 900 miliardë juanë, ose rreth 127 miliardë dollarë amerikanë.
Që nga pandemia, një numër kompanish që merren me logjistikën kanë bërë përpjekje për të ndihmuar fermerët të shesin produktet e tyre.
"Best Express" ka filluar një program për të siguruar një shërbim logjistik për fermerët për shitjen e produkteve të tyre, duke mbuluar më shumë se 30 zona rurale në shkallë vendi.
"Deppon Express" ka siguruar fluturime me çarter për fermerët për të siguruar freskinë e prodhimeve bujqësore.
Me zgjerimin e mbulimit të rrjetit, produktet bujqësore po bëhen më të arritshme për konsumatorët.
Festivalet e fundit të blerjeve, të tilla si zbavitja e blerjeve në 18 qershor, gjithashtu kanë nxitur entuziazmin e konsumit në internet.
Liu Jiang nga Drejtoria Shtetërore e Postës tha se sektori postar do të përdorë teknologji të reja për të përmirësuar shërbimin.
"Industria postare ka rritur investimet në aplikimin e shkencës dhe teknologjisë. Transportuesit e telekomanduar dhe robotët janë përdorur gjerësisht. Projektet pilot për dërgimin e dronëve janë përshpejtuar dhe disa qendra klasifikimi kanë realizuar operacione pa pilot."
"SF Express" thotë se do të ndërtojë terminale më inteligjente të ruajtjes për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë operacionale, duke realizuar monitorimin në kohë reale të të gjithë procesit të dorëzimit.
Vëzhguesit thonë se të ardhurat totale të ndërmarrjeve të shpërndarjes së pakove pritet të arrijnë në 860 miliardë juanë këtë vit. (Albana)