Ligji ekonomik nuk lejon shkëputjen e ShBA-së nga ekonomia kineze

2020-06-22 19:16:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, ShBA-ja deklaroi se "shkëputja" e plotë nga ekonomia kineze është një zgjedhje politike amerikane. Por në të njëjtën kohë, funksionarët e lartë ekonomiko-tregtarë amerikanë shprehën "pamundësinë" e shkëputjes ekonomike mes Kinës dhe ShBA-së.

Ditët e fundit, profesori i Universitetit të George Washington-it, Henry Farrell dhe profesori i Universitetit të Georgetown-it, Abraham Newman publikuan së bashku artikullin "budallallëku i shkëputjes nga Kina" në uebsajtin e revistës dymujore amerikane "Marrëdhëniet e Jashtme", ku vihet në dukje se asgjësimi me ngut i varësisë nga Kina mund jo vetëm të ndërpresë marrëdhënien ekonomike amerikano-kineze të shëndetshme dhe të rëndësishme, por edhe lidhjet ekonomike të ShBA-së me vendet e tjera globale. Në këtë artikull, ekonomia kino-amerikane është përshkruar si "binjakët siamezë", që "lidhen me indet nervore dhe që përdorin një ose disa organe të përbashkët dhe sistemin e qarkullimit të gjakut të shpërndara", "shkëputja" e marrëdhënieve ekonomike aq të ndërlikuara është si një kirurgji e vështirë. Para kirurgjisë, duhet të mësojnë hollësisht ku ndodhen organet e rëndësishme të pacientëve, thuhet në këtë artikull. Dy profesorët shprehën mendimet e tyre se një kirurgji e gabuar do të dëmtojë shëndetin e të gjithëve.

Sipas raporteve të fundit nga gazeta "The Wall Street Journal", në prill, vlera e tregtisë kino-amerikane u shtua deri në 39.7 miliardë dollarë, duke u rritur afro 43% në krahasim me shifrën e muajit shkurt. Ky numër simbolizon që Kina është përsëri partnerja e parë tregtare e ShBA-së. Këtu shohim absurditetin e së ashtuquajturës "shkëputje" nga dy vendet. "Për ShBA-në, Kina është pika e ndritshme në hartën e tregtisë së zymtë globale".

Kryeshefi ekzekutiv i "JP Morgan"-it në Azi-paqësor, Filippo Gori, u shpreh në një intervitsë për CMG-në se Kina ka shfaqur shenjën e shërimit të formës "V", rimëkëmbja e ekonomisë kineze favorizon shërimin e tregut global.

Sipas parashikimeve nga raporti më i fundit i "Perspektivës Ekonomike Globale" të Bankës Botërore, me shpërthimin e COVID-19, ekonomia globale do të tkurret 5.2%. Ekonomia kineze mund të realizojë një rritje prej 1%, një rritje pozitive të paktën këtë vit.

Përballë goditjes së pandemisë, proteksionizmi s'mund ta zgjidhë problemin, madje mund të sjellë kaos në botë, prandaj bashkëpunimi me interesa të përbashkëta është mënyra e drejtë. (Xu Guang/Bana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore