2020-06-22 10:21:07 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
"Pepsi" ka pezulluar prodhimin në një prej fabrikave të veta në Pekin, pasi disa punonjës të saj u konfirmuan se ishin të infektuar me koronavirusin e ri.
Drejtorja e marrëdhënieve me publikun e "Pepsi"-t në Kinë Fan Zhimin thotë se kompania u përgjigj shpejt pas konfirmimit të rastit të parë:
"Pasi u zbulua rasti i parë i konfirmuar te ne, i lidhur me tregun e shumicës 'Xinfadi', ne
filluam menjëherë reagimin emergjent dhe morën masa të tilla si pezullimi i prodhimit
dhe i funksionimit, vulosja e produkteve, dezinfektimi i mjedisit dhe karantinimi i personelit."
Ajo shtoi se ata kanë hetuar produktet e mjedisin e fabrikës dhe ka testuar sigurinë e produkteve.
Fabrika kryesisht përpunon drithëra dhe prodhon ushqime të lidhura me patatet.
(Vera)