Boltoni boton librin e ri: Pompeo dhe Trump-i kanë mospajtime

2020-06-20 13:12:44 CRI Komenti juaj Printoni

Trump dhe  Bolton

Sipas njoftimeve, në librin e tij të ri, John Bolton, ish-ndihmësi i presidentit të ShBA-së për çështjet e sigurisë kombëtare, flet për disa nga veprimet e Trump-it gjatë mandatit të tij si president, duke theksuar ndër të tjera edhe që Trump i lidh ambiciet e tij politike me drejtësinë dhe politikën e jashtme amerikane. Në këtë liber thuhet se sekretari amerikan i Shtetit Mike Pempeo në sipërfaqe është një nga mbështetësit më besnikë të Trump-it, por në fakt ai e denigron në mënyrë të fshehtë Trump-in e ka vënë në dyshim përpjekjet diplomatike të Trump-it për Korenë e Veriut.

Agjencia franceze e lajmeve AFP iu referua më 17 qershor një pjese nga libri, e botuar në gazetën "New York Times", sipas së cilës, gjatë takimit të parë midis Trump-it dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor, Pompeo i dorëzoi Boltonit një shënim, ku thoshte se Trump-i "është shumë i keq."

Uebsajti britanik "The Times" theksoi se në librin e tij, përshkrimi i Boltonit për Trump-in është "injorancë tronditëse". Boltoni shkruan se kur në vitin 2018 Trump-i u takua me kryeministren e atëhershëm britanike Theresa May, një zyrtar britanik e quajti Britaninë një " fuqi bërthamore" dhe Trump-i ndërhyri: "Oh, ju jeni një fuqi bërthamore?". Kjo pyetje nuk ishte shaka, shkruan Boltoni.

Gjatë një samiti të NATO-s në verën e vitit 2018, Trump-i kishte planifikuar t'u thoshte aleatëve se, nëse nuk do të rritnin shpenzimet e mbrojtjes, ShBA-ja do të tërhiqej nga NATO-ja. Sipas librit, Trump-i i tha Boltonit: "Do të tërhiqemi dhe nuk do t'i mbrojmë ato vende (që nuk paguajnë)." Por më vonë Trump-i nuk e bëri këtë kërcënim.

Sipas fragmentit të librit të botuar në gazetën "New York Times", presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi në bisedimet telefonike të zhvilluara majin e kaluar që Trump-i të mos e mbështeste liderin e opozitës së Venezuelës Juan Guaido, duke e krahasuar atë me Hillary Clinton-in, dhe "Trump e pranoi këtë këshillë".

Bolton-i shkruan edhe që Trump-i kishte thënë se pushtimi i Venezuelës do të ishte një "gjë interesante", sepse "ajo ishte një pjesë e ShBA-së". Bolton-i gjithashtu thotë se Trump-i e ka ngatërruar shumë herë presidentin e tanishëm me ish-presidentin e Afganistanit.

Lidhur me këto, Trump-i tha se Boltoni po përpiqet të lidhet me Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: "Askush nuk e pëlqen dhe nuk e respekton atë (Boltonin). Siç e dimë, ai po respektohet gjithnjë e më pak. Personalisht, mendoj se ai është i çmendur."

Pompeo

Sipas një raporti të AFP-së më 19 qershor, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e sulmoi të enjten librin e Boltonit, ndërsa vetë Boltonin ai e quajti "tradhtar". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore