CMG-ja: Pse politikanët amerikanë heshtin para dëshmive anti-terroriste në Xinjiang?

2020-06-19 20:07:56 CRI Komenti juaj Printoni

Më 19 qershor, televizioni CGTN pranë CMG-së transmetoi një dokumentar me titull "Mali i madh Tianshan--Kujtimet e veprimeve anti-terroriste të Kinës në Xinjiang".

Në një kohë, kur SHBA-ja e nënshkroi në ligjin e saj "Projektligjin e të Drejtave të Njeriut të Ujgurve në Xinjiang 2020", ky dokumentar ka zbuluar krime të shumta të terroristëve në rajonin e Xinjiang-ut, duke treguar punën e suksesshme të qeverisë kineze në luftën anti-terroriste dhe anti-ekstremiste. Kjo ka përgënjeshtruar fuqishëm zërat e politikanëve amerikanë mbi çështjen e Xinjiangut.

Përpara krimeve të shumta terroriste, asnjë qeveri e përgjegjshme nuk do të qëndrojë duarkryq. I bëjmë pyetje politikanëve amerikanë që interesohen për çështjet në Xinjiang: nëse tragjedi të tilla do të ndodhnin para shtëpive tuaja, a do ishit të qetë? A e harruat 11 Shtatorin? Përpara këtij dokumentari të fundit nga CGTN, a do të vazhdoni të mbyllni njërin sy e njërin vesh? Duhet ta dini që e gjithë bota po shikon!

"Unë shpresoj që fëmijët e mi të rriten në një mjedis të tillë, me diell, siguri dhe stabilitet," thotë një banor në Xinjiang në dokumentarin e CGTN-it. Kjo ka treguar zërin e përbashkët të banorëve të kombësive të ndryshme në Xinjiang. Arritjet e qeverisë kineze për veprimet anti-terroriste dhe anti-ekstremiste janë të dukshme dhe gjendja e qëndrueshme në Xinjiang nuk mund të mohohet. I bëjmë thirrje politikanëve amerikanë të zhvishen nga standardi i dyfishtë, pasi ai shkakton vetëdëmtim!

Mrekulli
Lajmet Kryesore